Fier/ I riu me makinë aksidenton këmbësorin, policia shoqëron shoferin (Detajet)

Sep 20, 2020 | 22:12
SHPËRNDAJE

Një 46-vjeçar këmbësor është aksidentuar mbrëmjen e sotme në Fier. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Daullas rreth orës 21:15, ku shtetasi K. E., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, aksidentoi shtetasin T. Gj., 46 vjeç.

aksident-natenI plagosur i dërgua në spital, ndërsa autori u shoqërua në polici.

“Sot rreth orës 21:15, në fshatin Daullas, shtetasi K. E., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin T. Gj., 46 vjeç, banues në Daullas, Fier, i cili ishte duke lëvizur në këmbë. 46-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura