Fier, aksidenti me makinë i merr jetën shefit të rendit të Delvinës, një tjetër person mbetet i plagosur

Apr 1, 2015 | 12:12
SHPËRNDAJE

UPDATE/Një aksident automobilistik i ka marrë jetën shefit të rendit të Delvinës, Përparim Bizhga. Ngjarja ka ndodhur në Fier, ku si pasojë e daljes nga rruga të mjetit tip “Benz”, me targë “AA 437 EO”, efektivi ka gjetur vdekjen. 

Foto ilustruese

Aksidenti tragjik thuhet se ka ndodhur në vendin e njohur si rreth-rrotullimi i Frakullës.

Burime nga policia thonë se si pasojë e aksidentit një tjetër person ka mbetur i plagosur.  Më vonë ai është identifikuar si Elton Xhemali.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura