Fier, 58-vjeçari përplas me motor një të moshuar, arrestohet në flagrancë

Nov 23, 2017 | 9:54
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Fier, ku një 58 vjeçar, ka përplasur një të moshuar. Sipas policisë një 58-vjeçar ka përplasur një  71-vjeçare.

motorri-480x356

Policia

U arrestua në flagrancë shtetasi: Aristir Moçi, 58 vjeç, banuese në Fier, pasi: Në vendin e quajtur “QTU”, Fier, duke drejtuar motomjetin me targa AG 236, ka aksidentuar shtetasen Rr.D, 71 vjeçe, banuse në fshatin Gorishov, Fier, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290/2 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura