Fidel Ylli: Me këtë nivel korrupsioni qeveria nuk ndërton dot stadium

Apr 28, 2016 | 22:37
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli është kundër idesë së shpenzimit të parave për ndërtimin e një stadiumi të madh brenda Tiranës.sfsfasYlli duke folur si sportdashës theksoi se, vendi për ndërtimin e një stadiumi kombëtar duhet të ishte zgjedhur jashtë qytetit.

Por duke folur gjatë emisionit “Të paekspozuarit” në Ora News, nga ana tjetër deputeti socialist tha se me këtë nivel korrupsioni në Shqipëri, qeveria nuk ndërton dot stadiumi pa partneritetin me privatin.

“Dua ta heq xhaketën e deputetit, politikanit. Jam njeri i sportit. Dua që stadiumi të bëhej jashtë Tiranës, me një parkim, të çohej tramvaj. Ka mundësi një shtet me këtë korrupsion, me këtë gjendje ekonomike, të bëjmë një stadium 100 milionësh atje? Kur e ke mundësinë atje, janë forma që si ka shpikur kjo Qeveri, as Rama, por PPP është në të gjithë botën, sesi bëhen stadiumet”, tha Fidel Ylli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura