Fibrat e patretshëm e bëjnë pjeshkën një ushqim të shkëlqyeshëm

Jul 6, 2020 | 20:53
SHPËRNDAJE

pjeshkeEkzistojnë shumë lloje pjeshkësh, por të gjitha janë të bashkuara nga i njëjti emërues i përbashkët: ato janë të freskëta, të ëmbla dhe të mira për shëndetin, sidomos në verë.

Karakteristikat ushqyese

Fakti që përmbajnë fibra të patretshme e bëjnë pjeshkën një ushqim të shkëlqyeshëm për t’u hidratuar dhe njëkohësisht me pak kalori. Në të vërtetë, kaloritë që përmban një pjeshkë janë shumë pak: vetëm 25 në 100 gram.

Çfarë përmban një pjeshkë?

Ja çfarë përmban pjeshka në detaje: shumë ujë (90%); kripëra minerale si hekur dhe kalium; fibra; vitaminë C (rreth 10% të kërkesës ditore); provitamin A (50% të masës së rekomanduar ditore).

Karakteristikat ushqyese të pjeshkës

Pjeshka mund të jetë një mesvakt i shkëlqyer, duke dhuruar shumë energji dhe freski, ajo mund të përdoret edhe si një përbërës për një smoothie. Gjithashtu pjeshka mund të jetë:

Detoksifikuese e mirë sepse është e butë dhe diuretike.

Parandaluese efektive e shenjave të moshës, falë antioksidantëve që përmban.

Mbrojtëse për sytë dhe lëkurën falë beta-karotenit (e cila shndërrohet në vitaminë A në trup).

Si përfundim ky frut është zgjidhja e duhur për të përballuar të nxehtin, falë fuqisë së shuarjes së etjes dhe aftësisë për të siguruar kripërat minerale të humbura me djersë./ Revista Psikologji

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura