Fibank: Tashmë Bullgaria është pjesë e Unionit Europian të Bankave

Aug 17, 2020 | 13:05
SHPËRNDAJE

Bullgaria bëhet anëtare e ERM II, mekanizmit që të çon drejt eurozonës dhe ky është një hap shumë i rëndësishem drejt bërthamës së Europës.

Fibank

Marrëveshja e arritur bazohet në angazhimin e Bullgarisë për tu bashkuar paralelisht në Unionin Bankar dhe ERM II, si edhe në përfundimin e një sërë masash të marra nga autoritetet bullgare.

Sistemi bankar bullgar do të përfitojë tashmë nga praktikat më të mira të kësaj industrie dhe do të mbikëqyret e mbështetet nga Banka Qendrore Europiane.

Fibank Albania si pjesë e Grupit Bullgar Fibank bëhet në këtë mënyrë anëtare e këtij klubi elitar të bankave europiane. Në vitet e fundit Fibank Albania ka qenë banka me rritje më të shpejtë në Shqipëri, me tregues financiarë shumë pozitivë.

Duke qenë pjesë e Unionit Europian të Bankave, Fibank do të forcojë më tej pozicionin e saj në treg dhe do të nxisë zhvillime të rëndësishme për një kontribut edhe më pozitiv në ekonominë shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura