Fibank me një paketë të favorshme për bizneset dhe personat fizikë. Kredi konsumatore me 1% më pak se norma standarde

Sep 20, 2019 | 12:00
SHPËRNDAJE

linkedin_persona fizik

Çdo biznes i krijuar rishtazi si edhe bizneset ekzistuese me xhiro vjetore mbi 2 milionë Lekë kanë detyrimin për të hapur një llogari bankare brenda muajit tetor 2019 sipas Ligjit nr. 31/2019 miratuar me 17.06.2019. Ky ligj i fuqizuar nga Administrata Tatimore për hapjen e llogarive bankare për bizneset ka ardhur në kuadër të luftës kundër informalitetit, por edhe si një detyrim për të parandaluar pastrimin e parave. Ky detyrim prek edhe organizatat jo fitimprurëse të regjistruara në organet tatimore.

Nisur nga kjo kërkesë, Fibank ka dizenjuar një paketë të favorshme përsa i përket bizneseve apo personave fizikë. Paketa e shërbimeve “Persona Fizike” nga Fibank përfshin elementet kryesore të një llogarie bankare biznesi plotësisht Falas!

Kjo paketë për biznesin përfshin mirëmbajtjen e llogarisë, pagesat e taksave dhe sigurimeve shoqërore pa asnjë komision deri në 1 Mars 2020. Gjithashtu për të gjithë personat fizikë që përdorin vazhdimisht kartat e kreditit në transaksionet e tyre ditore, Fibank mundëson kartë krediti me Zero Komision në vitin e parë.

Në ndihmë të çdo biznesi të ri apo të vogël, paketa e shërbimeve “Persona Fizike” Fibank ofron kredi konsumatore me 1% më pak se norma standarde si edhe financim deri në 6 paga për stafin përkatës.

Paketa Fibank për Personat Fizikë ofron:

? Mirëmbajtje llogarie – FALAS deri në 1 Mars 2020
? Pagesat e taksave dhe sigurimeve shoqërore – FALAS deri në 1 Mars 2020
? Kartë krediti për biznese – FALAS për 1 vit
? Kredi konsumatore me Normë Interesi 1% më pak se norma standarde
? Financim i 6 pagave për stafin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura