Fibank Albania – ndër bankat më aktive në kredidhënie

Sep 23, 2018 | 11:16
SHPËRNDAJE

Fibank Albania është një nga bankat me aktive për kredidhënien si për individë edhe për biznese me kushtet me të favorshme të mundshme, të përshtatura ndaj klientit sipas specifikave përkatëse.

FIBank_logo_text_LAT

Norma e interesit për kreditë fillon nga 1.9% të kombinuara me fleksibilitet në kërkesën e dokumentacionit dhe përshtatjen e kushteve sipas nevojave të klientit. Nuk aplikohet Sigurimi i Jetës për të gjitha llojet e kredive. Në rastin e kredive hipotekore nuk është e domosdoshme që kolaterali të jetë në emër të kredimarrësit. Këto kushte hapin plot mundësi të mira për këdo që ka dëshirë të marrë një financim për qëllimet e tij.

Fibank ofron fleksibilitet në planin e investimit dhe mbulimin me kolateral duke financuar edhe 100% të vlerës së investimit për kliente me të ardhura të qendrueshme, historik të mirë të ripagimit të kredisë dhe kolateral të pranueshëm.

Fibank Albania po zbaton intensivisht strategjinë e saj të zgjerimit të degëve në të gjithë vendin dhe rritjen e numrit të stafit në shërbim të klientëve pa lënë mënjanë dizenjimin e produkteve në përputhje me strategjinë e të qenit tepër dinamikë në shfrytëzimin e mundësive të tregut. Skuadra Fibank është e dedikuar në rritjen e bazës së klientelës, duke i shërbyer çdo klienti me cilësi, shpejtësi dhe produkte sipas nevojave dhe mundësive të tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura