Fibank Albania dhe punonjësit e saj në mbështetje të Qendrës Sociale Tiranë

Oct 19, 2018 | 14:11
SHPËRNDAJE

Në Ditën Nderkombëtare Kundër Varfërisë, Fibank Albania u angazhua në një aktivitet human në Qendrën Sociale Tiranë, e sapohapur nga Kryqi i Kuq Shqiptar.

Fibank Albania është nga mbështetësit e parë të kësaj qendre që synon të ndihmojë familjet në nevojë, të moshuar të vetmuar dhe fëmijë të cilët janë të përjashtuar për shkak të situatës së tyre sociale ekonomike të vështirë, të papunësisë, të dhunës, të neglizhimit apo të diskriminimit dhe nuk përfitojnë përkujdesjen apo shërbimet e nevojshme.IMG_1773

Punonjësit e Fibank u organizuan me personazhe të njohur të shoëbizit shqiptar dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq, duke ofruar bujarisht shërbimin e tyre për këtë pjesë kaq vulnerabël të shoqërisë.

Nepërmjet këtyre iniciativave Fibank Albania synon të rrisë ndjenjën e solidaritetit e mbështetjes së vazhdueshme në shoqëri si nga institutionet edhe nga çdo individ i saj! Aktivitetet e Përgjegjësisë Sociale të Fibank mbështesin lëvizjet shoqërore që sjellin ndryshime e përmirësime në planin afatgjatë, si mentaliteti dhe edukimi për të gjitha gjeneratat pa lenë mënjanë edhe aktet e bamirësisë.

IMG_1825 IMG_1819 IMG_1806 IMG_1804 IMG_1803 IMG_1802 IMG_1799 IMG_1793 IMG_1760

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura