Feyenoord-Roma, hidhet banane gjigande në fushë (VIDEO)

Feb 27, 2015 | 17:22
SHPËRNDAJE

Vazhdojnë episodet e turpshme në futbollin evropian. Përpos dhunës në takimet e sezonit 2014-15, hedhjet e sendeve në fushë nga tifozët vazhdojnë të krijojnë probleme. 

Banane në fushë gjatë ndeshjes

Në ndeshjen e mbrëmshme në stadiumin e Roterdam-it mes Feyenoord-it dhe Romës, me dhjetra sende u hodhën nga tifozët. Por kulmi arriti kur në pjesën e parë, tifozët hollandezë hodhën ndaj Gervinho-s, një banane gjigande.

Shtatë ditë më parë tifozët e Feyenoord vandalizuan një trashëgimi tepër të çmuar artistike të kryeqytetit italian. 

UEFA pritet të japë ndëshkime për sjelljet vandale dhe raciste të tifozëve. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura