Fevziut i hyn ‘shumëkëmbëshi’ në mes të studios/ Monika Kryemadhi: Është bereqet ! Lorenc Vangjeli ngrihet ta largojë

Apr 20, 2022 | 23:13
SHPËRNDAJE

Në studion e emisionit ‘Opinion’ ka ndërhyrë një shumëkëmbësh e cila ka devijuar për një moment nga rrjedha temën e diskutimit mbi aferën e inceneratorëve.

krimmmmmmbiiii

Shumëkëmbëshin e ka pikasur moderatori Blendi Feviziu i cili tha se ka hyrë një shumëkëmbësh në mes të studios, ndërsa fillimisht ngatërroi emërtimit të tij duke e cilësuar krimb.

E ftuar në studio, Monika Kryemadhi e cilësoi praninë e shumëkëmbëshit në studio si bereqet. Ndërsa analisti Lorenc Vangjeli u ngrit për ta larguar nga studio shumëkëmbëshin të cilin e krahasoi me zhvillimin e Shqipërisë në 30 vite duke pasur parasysh ecjen e ngadaltë të tij.

Biseda në studio:

Blendi Fevziu: Ka hyrë krimbi (shumëkëmbëshi) në mes studios

Monika Kryemadhi: Është bereqet

Lorenc Vangjeli: Ja kështu kemi ecur ne. (Lorenc Vangjeli ngrihet ta largojë nga studio)

Monika Kryemadhi: Po kaq problem e ke mo Lorenc, edhe ajo qenie e gjallë është

Lorenc Vangjeli: Po duhet bërë me shumë shumëkëmbësh këtu në Tiranë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura