“Fetullah Gylen punon për CIA-n amerikane”

Jul 26, 2016 | 19:42
SHPËRNDAJE

Fetullah Gylen, personi të cilin Turqia e kërkon me ngulm të ekstradohet nga SHBA pasi e ka akuzuar si organizatori i puçit ushtarak disa javë më parë, punon për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) të Shteteve të Bashkuara Amerikane.

resized_46d49-c155b917fethullahgulenkidmir

Këtë e ka thënë Vyaceslav Nikonov, Përfaqësuesi i Dumës ruse dhe kreu i Këshillit të Arsimit të Dumës në Rusi.

Lajmit i ka bërë jehonë edhe media turke “Yenisafak“, e cila citon deklaratat e deputetit rus, që ka thënë se SHBA nuk do ta ekstradojnë Gylenin në Turqi.

“Gylen është duke punuar për CIA-n, pra, SHBA nuk do ta ekstradojnë Gylenin,” tha Nikonov, gjatë fjalimit të tij televiziv në një kanal televiziv rus.

“Ish-punonjësit e CIA-s, George Fidas dhe Graham Fuller, së bashku me Morton Abramoëitz, ish-ambasadori i SH.B.A. në Ankara, ishin ata që u përpoqën për të ndihmuar Gylenin, aplikimi për kartë jeshile të të cilit u refuzua”, tha Nikonov.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura