Feston ditëlindjen e parë si nënë, Olta Boka rrëfen emocionet: Rilinda me ardhjen në jetë të Gaias

Sep 14, 2020 | 16:37
SHPËRNDAJE

Olta Boka ka festuar ditëlindjen e parë si nënë ditën e djeshme.

Këngëtarja, e cila u bë nënë një muaj më parë, rrëfeu emocionet duke thënë se ky vit ishte më special se të tjerët.

Në një postim në Instagram, ajo shkroi se rilindi me ardhjen në jetë të vajzës së saj, Gaias.

Ndërsa nuk mungoi as falënderimi për të gjithë ata që e uruan, duke theksuar se i shtuan më shumë buzëqeshje portretit të saj.

“Çdo urim i juaji i shtoi një buzëqeshje më shumë portretit tim!

E dua shumë ditën e lindjes dhe në këtë ditë, më shumë se çdo herë, i jam mirënjohëse Zotit për mundësitë që më jep në jetë, për privilegjin e të jetuarit edhe një vit më shumë dhe për të gjithë dashurinë që kam rreth e rrotull meje! Përfshirë edhe ty që po i lexon këto rreshta!

Ky vit, ndryshe nga çdo vit tjetër, erdhi me special! Unë rilinda me lindjen e Gaia-s, por sot kuptova që lindja ime i shërben kësaj të fundit, në përkushtim të së cilës do të jem deri në frymën e fundit!”– shkroi Olta Boka.

/Panoramaplus.al

           

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura