Festojnë përvjetorin e parë të martesës, Rudina Dembacaj i bën dedikimin e ëmbël Mark Frrokut

Oct 1, 2022 | 16:24
SHPËRNDAJE

Sot është nëj ditë tepër e veçantë për Rudina Dembacajn dhe Mark Frrokun. Çifti sot feston një vjetorin e martesës së tyre.

Në këtë përvjetor, aktorja e humorit është bërë nostalgjike duke publikuar foto apo video nga dasma e tyre magjike.

Rudina publikoi videon e veçantë ku ajo dhe Marku kanë realizuar kërcimin e tyre të dashurisë dhe krahas postimit aktorja bëri dedikimin e veçantë  për partnerin e saj:

“Të dua! Gëzuar përvjetorin dashuria ime!”

 

Rikujtojmë se Rudina dhe motra e saj Jereda ishin të ftuara në programin “Rudina”, ku folën për marrëdhënien e tyre të ngushtë. Aktorja e humorit u shpreh se motra e saj ka qenë mbështetja më e madhe në momentet më të rëndësishme të jetës së saj, siç ishte edhe lidhja e saj me Mark Frrokun. Për Rudinën ka qenë një situatë goxha e vështirë, sepse e ëma dhe pjesa tjetër e familjes nuk i flisnin pasi nuk ishin dakort.

“Motra ime dhe një nga djemtë e xhaxhallarëve, Iliri, kanë qenë të vetmit që më kanë folur, se as mami që po na ndjek tani, nuk më ka folur për tre muaj me gojë. Më mbajtën qëndrim se u dukej një  gjë e tmerrshme dhe motra ka qenë mbështetja kryesore, patjetër, hap pas hapi.

 Si ja thashë? U ula dhe i thashë unë e dua këtë njeriun, tani zgjidhe vetë. Edhe ika vazhdova. Shumë e komplikuar. Marku, tre fëmijët, unë, goca, nuk ishte një bashkim kaq i thjeshtë, mosha jonë, statusi që kishim si unë dhe Marku, ishte pak e vështirë ta  kuptonin të gjithë. Por kjo nuk kishte asgjë të komplikuar, përveç ndjenjave të mia që mund t’i kuptonte vetëm Reda”- rrëfeu Dembacaj.

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura