Festoi fitoren e Lacios, Igli Tare kërcënohet nga tifozët e Fiorentinës

Jan 10, 2016 | 13:27
SHPËRNDAJE

Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë mes Fiorentinës dhe Lacios, Igli Tare është gjendur mes një sherri me tifozët vjollcë. Ashtu siç shkruajnë dhe mediat italiane, drejtori sportiv i Lacios ka reaguar ashpër ndaj ofendimeve dhe përplasjeve me tifozët që ndodheshin shumë pranë tribunës ku ndodhej dhe ai.

tareSipas kanalit sportiv italian “Premiun Sport”, tensioni në tribunë është shfaqur në momentin kur Keita ka realizuar golin e parë dhe Tarë është ekzaltuar tej mase. Ky festim i tij ka mërzitur dhe nervozuar tifozët vendas të cilët nuk kanë hezituar ti kundërpërgjigjen me “egërsi” shqiptarit.

Igli-Tare

Laziopress.it shkruan që drejtori sportiv i klubit tyre është dhunuar psikologjikisht dhe verbalisht nga tifozët e Fiorentinës.

Ndër të tjera thuhet se Tare nuk i është kundërpërgjigjur tifozëve dhe nuk ka festuar gjatë golave.

LAJMET E SPORTIT I LEXONI DUKE KLIKUAR KETU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura