Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Te Stela Resort

Jun 24, 2016 | 19:33
SHPËRNDAJE

Festa Ndërombëtare e Muzikës kulmon sot në orën 19.00 Te Stela Resort. Një organizim  i veçantë që sjell për herë të parë tingujt e përzierë të muzikës Ndërkombëtare në vendin tonë. Emocionet e djeshme qe u ndoqën nga shumë persona në sheshet kryesore të Tiranës, mblidhen bashkë për një mbrëmje të mbushur plot me aktivitet dhe ritëm në një nga ambjentet më tërheqëse të kryeqytetit, Te Stela Resort.

Web PanoramaKy koncert do të sjellë për publikun e kryeqytetit një kolazh të mirë përzgjedhur të muzikës ndërkombëtare, karakteristike dhe kontemporane por në forma tepër të veçanta të performacës. Ideja e kësaj feste ka lindur në France dhe organizatorët e tij synojnë që ky organizim të jetë i përvitshëm duke e kthyer në një Ëorld Music Festival.

Performuesit janë nga vende të ndryshme të botës. Grupi Italian Aracne sjell vallet tradicionale Italiane. Pjesmarrja e veçantë e Japan Drums sjell Te Stela Resort spektaklin e tingujve të dallueve. Grupit të muzikantëve të huaj u bashkohen edhe artistë shqiptar. Violinisti dhe kompozitori japonez Taka do te shoqërohet nga dy artistë shqiptar për të sjellë tingujt idealë për një mbrëmje fantastike. Mbrëmja do të mbyllet me kuartetin shqiptar Guardiola të cilet, përvec muziës shqiptare performojnë edhe tango, samba apo edhe këngët Shkodrane në versionin Jazz.

Por ky organizim është vetëm fillimi. Bashkia e Tiranes do të organizojë Te Stela Resort, në datat 19-22 Korrik, Edicionin e 5-të të Festivalit Ndërkombëtar të Jazz-it me pjesëmarrjen e artistëve nga Shqipëria, Austria, Izraeli, Hollanda, Turqia, Spanja dhe Zvicra. Gjithashtu datat 25-31 Korrik na gjejnë sërish Te Stela Resort me Street Art Festival.

Kalendari artistik sapo ka filluar këtë verë Te Stela! Ju presim për të shijuar së bashku organizimet më të përzgjedhura dhe të veçanta. Për rezervime kontaktoni në 067 20 333 09.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura