Festivali i fundvitit, “lufta” për “Eurovizionin” mes Soni Malajt, Jonida Maliqit e Eranda Libohovës

Oct 22, 2018 | 14:08
SHPËRNDAJE

Festivali i Këngës në RTSH duket se premton edhe këtë vit surpriza. Pas edicionit të vjetshëm, ku në festival pati më shumë se dy emra pretendentë, duket se edhe këtë vit konkurrenca do të jetë e fortë mes zërave femërorë.

soni jonida eranda

Emra të tillë si; Soni Malaj, Eranda Libohova, Jonida Maliqi duket se po komentohen si pretendentet kryesore për të fituar këtë festival, që u jep vizën për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovizion”. Por nuk mbeten pas të tjera këngëtare, që kanë hyrë me këtë ambicie, si: Vikena Kamenica, Eliza Hoxha, Bojken Lako, Elton Deda, Orgesa Zaimi etj..

Disa prej tyre marrin pjesë pothuaj çdo vit në garë e të tjerë rikthehen në skenën e festivalit të fundvitit pas shumë vitesh. Disa prej këngëtarëve të njohur kanë deklaruar se marrin pjesë në këtë garë për të provuar emocionet e live-t.

Festivali i Këngës në RTSH zgjedh këngën përfaqësuese të Shqipërisë për në Festivalin Europian dhe duket se edhe këtë vit konkurrenca do të jetë e fortë. Tashmë, janë përcaktuar 22 këngët që do të marrin pjesë në netët e Festivalit të 57 të Këngës në RTSH.

 

Lajmin e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/festivali-i-fundvitit-lufta-per-eurovizionin-mes-soni-malajt-jonida-maliqit-e-eranda-libohoves/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura