Festimet me shqiponjë, Xhaka dhe Shaqiri rrezikojnë dënimin nga FIFA

Jun 23, 2018 | 14:14
SHPËRNDAJE

Festa e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit me shqiponjën dykrenare bëri bujë në të gjithë mediat botërore. Të shumta ishin komentet për festën e futbollistëve shqiptarë, të cilët përmbysën avantazhin e Serbisë.

xhaka-shaqiri_1529737418-2813441

Në një artikull të kushtuar sfidës së djeshme, “Gazzeta Dello Sport” shkruan se futbollistët shqiptarë rrezikojnë penalizmin nga FIFA, pasi gjesti i tyre mund të konsiderohet si provokim ndaj serbëve. Gjithsesi e gjitha është në dorën e FIFA-s dhe do të jetë qeveria e futbollit që do të marrë vendimin në lidhje me këtë çështje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura