Festë surprizë drejtoreshës së shkollës, ndërhyn Policia. Ja çfarë ndodhi sot pasdite

Aug 1, 2020 | 22:41
SHPËRNDAJE

policia kosove

Policia ka ndërprerë sot pasdite një festë në shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë.

Kjo festë ishte surprizë dhe ishte organizuar për drejtoreshën e kësaj shkolle e cila ka dalë në pension dhe kishte dhe ditëlindjen.

Stafi i kësaj shkolle ishte mbledhur duke mos respektuar vendimin e qeverisë për të iu shmangur tubimeve, raporton Klan Kosova.

Pjesëmarrësit i janë bindur urdhrit të policisë dhe janë larguar menjëherë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura