Festë në Tiranë pas marrjes së tri pikëve me Serbinë, tifozët mbushin sheshin “Nënë Tereza” (FOTO)

Jul 11, 2015 | 17:16
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Tifozët kuqezinj mbushën sheshin “Nënë Tereza” mbrëmjen e së premtes në Tiranë, nën një atmosferë festive për fitoren e tri pikëve ndaj Serbisë.

Tifozet “Kuq e Zi” ne sheshin “Nene Tereza” ne Tirane

Pak orë pas zbardhjes së vendimit nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, e cila i dha tri pikë Shqipërisë për ndeshjen e shtyrë më 14 tetor të 2014-ës ndaj Serbisë, Federata Shqiptare e Futbollit organizoi një koncert festiv në sheshin “Nënë Tereza”.

Qindra tifozë dhe simpatizantë të Kombëtares së futbollit u shfaqën në shesh me flamuj dhe simbole të tjera në duar, ndërsa marshuan në rrugët e kryeqytetit në shenjë gëzimi për vendimin e CAS.

Atmosfera ne sheshin “Nene Tereza”


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura