Festë në “Siri Kodra”, RE/MAX Sunny gjallëron rrugën

Sep 1, 2018 | 8:38
SHPËRNDAJE

Një festë e vogël ka bërë shumë kalimtarë kuriozë, sepse ka trazuar qetësinë e zakonshme të së enjtes pasdite në fillim të rrugës “Siri Kodra”. Balona e vogël dhe tri ngjyrat karakteristike, e kuqe, blu dhe e bardhë nuk kanë lënë asnjë dyshim: një zyrë e re, RE/Max Sunny është biznesi më i ri, që i ka dhënë gjallëri rrugës.

edit

Në një festë me miq, bashkëpunëtorë dhe klientë, zyra e re, pjesë e grupit RE/MAX Albania, ndër kompanitë më të mëdha në botë për pasuritë e patundshme, ka çelur aktivitetin e saj në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, ku gjenden bashkë si ndërtesat tradionale, ashtu edhe ndërtimet e reja, ku banorët autoktonë prej vitesh kanë mirëpritur me mijëra të ardhur nga e gjithë Shqipëria.

GiuliaPhoto7

Një zonë me mjaft potencial zhvillimi, ndaj si e tillë, mjaft interesante edhe në aspektin e pasurive të patundshme. E krijuar në 1973, RE/MAX ka fituar reputacion si një ndër kompanitë më të mëdha në botë për pasuritë e patundshme, me rreth 100 000 asistentë shitjeje në 100 vende.

1

Sot është një ndër brandet më të njohura në Europë dhe në botë. RE/MAX Albania nisi aktivitetin në Shqipëri në 2013, me qëllimin për të ndërtuar një rrjet më cilësor të zyrave të pasurive të patundshme në Shqipëri, përmes të cilave njerëzit mund të shesin, të blejnë apo të marrin me qira pronën e tyre ideale, tashmë edhe në zyrën e re në fillim të rrugës “Siri Kodra”.

2

2

1 3

2 3 4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura