Festë në familjen e çiftit të njohur/ Mihrije Braha dhe Naim Abazi fejojnë djalin e tyre (Foto+Video)

May 29, 2022 | 8:44
SHPËRNDAJE

Panoram Plus/ Çifti i njohur i këngëtarëve Mihrije Braha dhe Naim Abazi kanë festuar fejesën e djalit të tyre.

Ata kanë organizuar një festë madhështore për djalin e tyre Platori dhe të fejuarën e tij e cila quhet Tringa.

Festa është mbajtur mes familjarësh dhe miqsh ndërsa Mihrija i ka kënduar çiftit në vallëzimin e tyre të parë.

Djali i këngëtarëve ka qenë në një marrëdhënie me Trigën prej një kohe të gjatë dhe kurorëzimi i fejesës erdhi surprizë për publikun.

Eventi pati shumë të ftuar dhe u zhvillua në një nga sallat e dasmave në periferi të Prishtinës. Burime për Prive.al kanë mundësua pamje nga festa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura