Boxing Day dhe këtë vit, ashtu si çdo herë tjetër, ka dhuruar spektakël në Premier Ligë. Në vetëm katër ndeshjet e para janë shënuar 22 gola.
Në Etihad Stadium, Mançester Siti priti Leistër dhe arriti të merrte një fitore fantastike me rezultatin tenistik 6-3. Të besuarit e Guardiolës shënuan katër herë në pjesën e parë, por në të dytën Leistër u duk sikur do të bënte mrekullinë, pasi shënoi 3 gola në 10 minuta. Shpresat e “dhelprave” u shuan nga golat e Laporte dhe Sterling.
Uest Hemi u ndal në fushën e vet me rezultatin 2-3 nga Sauthemptoni i Armando Brojës. Nga ky rezultat përfituan dy ekipet e tjera të Londrës, Arsenali dhe Totenhemi, të cilët fituan 0-5 dhe 3-0. Skuadra e Artetës u tregua e pamëshirshme kundër Noruiç, ndërsa skuadra e Kontes mori hakun e fazës së parë ndaj Kristal Palas.
NDESHJET
UEST HEM-SAUTHEMPTON 2-3
49′ Antonio, 65′ Benrahma / 8′ Eljonusi, 61′ (p) Uard-Praus, 70′ Bednarek
MANÇESTER SITI-LEISTER 6-3
5′ De Bryjn, 12′ Mahrez, 21′ Gyndogan, 25′, 87′ Sterling, 69′ Laporte / 55′ Medison, 52′ Lukman, 66′ Iheanaço
TOTENHEM-KRISTAL PALAS 3-0
32′ Kejn, 35′ Lukas Moura, 74′ Son
NORUIÇ-ARSENAL 0-5
7′, 67′ Saka, 44′ Tiernei, 84′ (p) Lakazet, 90’+1′ Smith-Rou
FORMACIONET ZYRTARE
UEST HEM-SAUTHEMPTON
MANÇESTER SITI-LEISTER
TOTENHEM-KRISTAL PALAS
NORUIÇ-ARSENAL
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al