“Festat bunga-bunga”, ish-kryeministri italian sërish përpara gjyqit (FOTO)

Nov 16, 2018 | 15:09
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi do të dalë sërish përpara gjyqit. Kësaj here ai akuzohet se ka paguar një dëshmitare të japë dëshmi të rreme mbi festat e tij të famshme hedoniste.

berlusconi

Mediat italiane shkruajnë se seanca e parë dëgjimore për detyrimin e një dëshmitari që të rrëfejë atë që nuk duhej, do të nisë më 4 shkurt të vitit 2019. Ky vendim u mor këtë të premte nga një gjykatës në qytetin jugor të Barit.

Akuza:

Kjo çështje daton në vitet 2008-2009, ku biznesmeni i ri Giampaolo Tarantini dërgoi disa vajza eskortë në festat e organizuara nga Berlusconi në rezidencat e tij në Romë dhe Sardenjë.

Ndërkohë Tarantini është duke apeluar një dënim me 8 vite burg, për menaxhimin e prostitutave në favor të Berlusconit. Ky i fundit akuzohet se ka paguar Tarantinin që të heshtë, e të mos tregojë më shumë detaje famëkeqe nga festat e tij.

9h67c2mj-1372141568

Sipas hetuesve të kësaj çështje, ish-kryeministri miliarder i ka ofruar Tarantinit “qindra mijëra euro, ndihmë ligjore dhe një vend pune”, në mënyrë që ai të mund të gënjente në gjykatë.

Njëkohësisht Bersluconi po hetohet apo ndiqet penalisht gjithashtu për pengim të dëshmitarëve edhe në Milano, Siena, Romë dhe Torino, e në secilin rast me pretendimet se ka paguar njerëz për të heshtur mbi të ashtuquajturat “party bunga-bunga”.

bunga bunga

Mbrojta e manjatit të medias: Rrini të qetë, do e sqarojmë

“Jemi të bindur se, pasi të nisë gjyqi, Berlusconi do të shpallet i pafajshëm shumë shpejt”, tha avokati mbrojtës i Berlusconit, Nicolo Ghedini, për gazetën “Repubblica”.

Ndërkohë kujtojmë se Berlusconi u largua nga pushteti në nëntor të vitit 2011.

4d89d07a49e2aeb069580000-480-522 BUNG

4eb7de616bb3f76c78000034-320-406

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura