Festa e Pavarësisë/ Grida Duma: Misioni ynë, çlirimi i shqiptarëve nga mentalititeti i një bote të mbyllur me kulte individësh

Nov 28, 2021 | 12:50
SHPËRNDAJE

grida duma urim

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, në 109-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, thotë se kjo është një ditë që duhet festuar por që të shërbejë edhe për të kuptuar.

Duma nënvizon në statusin e saj se Shqiptarët sot “varen ende nga vargonjtë e varfërisë”.

“Pavarësimi i çdo shqiptari nga varfëria, edhe shqiptarit në periferinë më të largët, është detyra jonë! Çlirimi i çdo shqiptari nga mendësitë e shkuara, të varësisë ndaj autoritarizmit e mentalititetit të një bote të mbyllur me kulte individësh, është misioni”, thekson deputetja e PD.

STATUSI I PLOTE

Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë!
Atdhetarë të ndritur, mendimtarë shqiptarë, shqiptarët jashtë e brenda vendit; janë ndarë në shumëçka por janë bashkuar për shqiptarizmën!

Sot duhet festuar dhe duhet kuptuar!

Atë që na lanë e na trashëguan më të ndriturit e kombit, që sakrifikuan jetën për ta drejtuar anijen e historisë së Shqipërisë me velën drejt perëndimit, lanë amanetin ta prosperojmë më tej.

Të gjithë kemi një detyrë ndaj atdheut, të vegjël a të mëdhenj, atdheu shenjohet në ADN-në tonë.

Na përcakton “çfarë” e “kush” jemi.

Pavarësia e vendit ishte nisja, mbërritja është liria e mendësisë së shqiptarit.

Ka vargonj pushtuesish; ka vargonj nevojash!

Shqiptarët sot varen ende nga vargonjtë e varfërisë.

Pavarësimi i çdo shqiptari nga varfëria, edhe shqiptarit në periferinë më të largët, është detyra jonë!

Çlirimi i çdo shqiptari nga mendësitë e shkuara, të varësisë ndaj autoritarizmit e mentalititetit të një bote të mbyllur me kulte individësh, është misioni.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura