Festa e krijimit të PD, mungojnë dy kritikët e Bashës, Selami dhe Topalli

Dec 12, 2016 | 9:05
SHPËRNDAJE

Ndonëse ftesa për të qenë në 26-vjetorin e PD-së ishte për të gjithë Grupin Parlamentar, ra në sy mungesa e disa prej deputetëve të Grupit Parlamentar dhe figurave historike të PD-së.

Eduard-Selami-320x244

Ish-themeluesi dhe ish-kreu i PD-së, Eduard Selami, mungoi në përvjetorin e 26-të të PD-së.

Pas debateve të vazhdueshme në mbledhjet e Grupit Parlamentar me Bashën, Selami është parë të mungojë si në sallën e Parlamentit, ashtu edhe në selinë e PD-së.

Një tjetër mungesë e rëndësishme ishte edhe ajo e ishkryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli.

Urimin e saj, Topalli për demokratët e bëri përmes një statusi në profilin e saj në “Facebook”.

Gjatë ceremonisë, Lulzim Basha nisi dje në mënyrë simbolike procesin e hapjes së PD me festimet ndryshe të 26- vjetorin të krijimit të partisë së parë opozitare.

Pa një podium mbi lartësinë e anëtarëve të partisë, por në mes të demokratëve të thjeshtë, Basha pranoi gabimet e së shkuarës dhe shpjegoi formulën se si e djathta e bashkuar mund të vijë në pushtet.

Pa vendosje në rreshta, pa përzgjedhje figurash, pa evidentim kontribuesish, Basha kishte zgjedhur, në 26- vjetorin e partisë që trashëgoi nga Sali Berisha, që selinë t’ia bënte të aksesueshme çdo qytetari dhe çdo demokrati.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura