Festa e 28 Nëntorit/ Kryeministri Rama uron: Gëzuar përvjetorin e 111-të të Flamurit të Pavarësisë

Nov 28, 2023 | 8:06
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka uruar festën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kreu i qeverisë publikoi foton e një vogëlusheje të veshur me veshje tradicionale teksa mban flamurin në dorë dhe shkroi: “Mirëmëngjes gëzuar përvjetorin e 111 të Flamurit të Pavarësisë⭐️❤️??”.

edi rama

Sot Shqipëria feston 111 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran e të pavarur.

28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

 

Për herë të parë në vendin tonë do të organizohet Parada e shqiptarëve. Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada do të mbledhë mbi 150 Ansamble popullore.

Parada të fillojë në orën 11:00. Parakalimi fillon nga sheshi “Nënë Tereza”, si pika e grumbullimit, për të vijuar në drejtim të sheshit “Skënderbej”. Pasi të bashkohen të gjithë në sheshin “Skendërbej”, aty do të jetë ngritja ceremoniale e flamurit.

Parashikohet që parada të zgjasë disa orë, nga ora 11 deri në orën 14:00 dhe do të parakalojnë disa grupe, më pas vjen ceremonia e ngritjes së flamurit. Ndërkohë që presidenti, kryeministri, kryetarja e Kuvendit do të bëjnë ngritjen ceremoniale të flamurit në orën 10:00 në Vlorë.

Gazeta Panorama Online uron të gjithë shqiptarët Gëzuar Festën e Pavarësisë!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura