Festa e 28 Nëntorit/ Basha homazhe në Varrezat e Dëshmorëve: Kjo ditë na bashkon në kujtesën e betejave të mëdha për liri dhe pavarësi

Nov 28, 2021 | 11:56
SHPËRNDAJE

b991d138-e45a-48b1-8178-4ad1fb6c6b7f

Me rastin e Festës së Flamurit dhe 109-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i shoqëruar nga drejtues dhe deputetët e PD ka zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Basha thotë se kjo festë “mbush me krenari zemrat e shqiptarëve, kudo ku ndodhen dhe na bashkon në kujtesën e betejave të mëdha për liri dhe pavarësi, e në nderimin e bijve dhe bijave të kombit tonë, që sakrifikuan gjithçka në emër të Kombit dhe nën flamurin kuqezi”.

POSTIMI I PLOTE

Sot kremtojmë ditën më të bukur të Kombit tonë që mbush me krenari zemrat e shqiptarëve, kudo ku ndodhen dhe na bashkon në kujtesën e betejave të mëdha për liri dhe pavarësi, e në nderimin e bijve dhe bijave të kombit tonë, që sakrifikuan gjithçka në emër të Kombit dhe nën flamurin kuqezi.

Ne përulemi me mirënjohje të thellë për Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit tonë, luftëtarët e Pavarësisë dhe të rënët për çlirimin nga pushtuesit, tek bijtë dhe bijat e Kosovës e mbarë kombit që luftuan për lirinë e Kosovës dhe dinjitetin e shqiptarëve kudo në trojet e tyre stërgjyshërore. Sakrifica e tyre sublime, na frymëzon për plotësimin e aspiratës europiane të shqiptarëve për bashkim, liri dhe demokraci.

Gëzuar 28 Nëntorin!
Zoti e bekoftë Flamurin tonë kombëtar, Shqipërinë dhe kombin shqiptar!

66c53787-064d-4e72-93cb-6a040a5afa9b e28883a6-8b68-4948-a1b3-7517207dc94b 72c2dd82-3d10-4b4c-ab08-90a55c65c198

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura