Kur Ronaldinjo vendos të vishte fanellën e Kueretaros në Meksikë në vitin 2014, të gjithë pak e shumë ishin të ndërgjegjshëm se ylli brazilian i futbollit, i cili një dekadë me parë kishte fituar “Topin e Artë”, nuk po shkonte atje për sukseset sportive. Ashti ndodhi, pasi braziliani u largua pas një sezoni me 7 gola të shënuar në 20 ndeshje të luajtura.
Dhe “meritën” për këtë e kishte jeta që bënte në Meksikë, ku mendja nuk ishte gjithmonë në fushën e lojës. Patricio Rubio, ish-shoku i tij i skuadrës në atë edicion te Kueretaro, ka zbuluar se Ronaldinjo shpesh bënte të kundërtën e asaj që mund të cilësohet si regjim sportiv.
Për këtë arsye, Ronaldinjo gjithmonë mungonte në stërvitjet e të hënës me klubin. “Ai gjithmonë kthehej të martën, mendoj se nuk e kam parë kurrë të stërvitet të hënën”, tregoi ish-shoku i skuadrës duke zbuluar arsyet se pse Ronaldinjo nuk shkëlqeu në atë që ishte eksperienca e parafundit e karrierës së tij, të cilën e mbylli një vit më vonë me Fluminensen në Brazil.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al