“Ferri në tokë, vizitë në vendin më të tmerrshëm të botës”

Aug 22, 2018 | 7:50
SHPËRNDAJE

Në kuadër të udhëtimit të tij në Poloni,ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Maas vizitoi ish-kampin e përqendrimit Auzhvic-Birkenau. Heiko Maas është i pari kryediplomat i Gjermanisë që prej 26 vjetësh që viziton këtë vend.

1

Mbërritje “në vendin më të tmerrshëm të botës” – kështu e përshkruan Heiko Maas ish-kampin gjerman të shfarrosjes Auzhvic-Birkenau. Tek porta hyrëse me fjalinë cinike  – “Arbeit macht frei” (puan të jep liri) – Maas u prit miqësisht nga një 92 vjeçar i mbijetuar i Auzhvicit. Marian Turski është në Poloni si një instancë morale, një dëshmitar, i cili përshkruan nga kujtimet e veta atë që është e paimagjinueshme. Ai e shoqëron me kënaqësi ministrin e Jashtëm gjerman gjatë kësaj vizite – thotë ai – sepse ai e vlerëson atë për një motivacion personal. “Unë jam bërë politikan për shkak të Auzhvicit”, ka thënë dikur  Maas për rugën e ndjekur prej tij si politikan.

Të dy ecin ngadalë përmes terrenit me pluhur, përgjatë telave me gjemba, murit të vdekjes – anë a mbanë atje, ku përpara 70 vjetësh ndodhi “një deformim i pashembullt i civilizimit” – kështu e ka përshkruar një herë këtë vend kancelarja Angela Merkel. Mbi një milionë vetë u vranë sistematikisht në Auzhvic, kryesisht hebrej europianë u bënë viktima të makinerisë së shfarrosjes të organizaur në mënyrë industriale. Marian Turski ka pasur fat, thotë. Duke qendruar tek binari i hyrjes në Birkenau ai i tregon politikanit socialdemokrat gjerman për çastet kyç të tij dhe skenat, që e ndjekin atë edhe sot: kur nazistët çdo ditë i seleksionin njerëzit në “ende i vlefshëm për të jetuar” dhe “jo më i vlefshëm për të jetuar”.  Më pas i mbijetuari do t’i japë të drejtë

Maas im Gesprach mit Auschwitz-Ueberlebenden Marian Turski (DW/M. Sieradzka)

ministrit të Jashtëm: “Kush vjen në Auzhvic ka më shumë pyetje, se sa përgjigje.”

Kështu e ndjen Maas veçanërisht pasi viziton disa blloqe të kampit bazë të Auzhvicit. Atje ku asokohe strehoheshin të burgosurit, sot mund të shihet në detaje industria e vdekjes: male me këpucë, që u janë hequr njerëzve para vdekjes, sende personale, furça dhëmbësh, krehëra, proteza dhe flokë me tonelata, që u priteshin atyre. “Kjo është e vështirë të përshkruhet me fjalë”, thotë Maas më pas. “Ky është vendi më i tmerrshëm i botës.”

Ministri i Jashtëm duket i tronditur, teksa largohet me delegacionin e tij nga ndërtesa e vogël me një furrë – e vetmja dhomë gazi që është ruajtur. Ai merr frymë thellë, bisedon shkurt dhe ulet në tavolinën me një libër përkujtimor para ndërtesës së veçantë. “Ferri në Tokë – kjo ishte krijesa gjermane me emrin  Auzhvic”, shkruan ai në të. Dhe më pas: “Ne na duhet ky vend, sepse përgjegjësia jonë nuk do të marrë fund kurrë.”

Udhëtimet e politkanëve gjermanë në ish-kampin e shfarrosjes Auzhvic-Birkenau nuk janë të shpeshta e ato nuk janë asnjëherë rutinë. Pas kancelarit Helmut Schmidt atë e ka vizituar edhe Helmut Kohl si kancelar. Ndërkohë presidentët gjermanë çdo dhjetë vjet marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e çlirimit të Auzhvicit. Në jubileun e 50 vjetorit në këtë vend ishte presidenti Roman Herzog, 60 më vonë Horst Köhler, me rastin e 70 vjetorit Joachim Gauck. Maas si ministër i Jashtëm është një përjashtim, sepse ai nuk ka ndonjë shkas konkret, por vjen nisur nga një nevojë private.

“Këto mendime mbeten gjithmonë brenda meje”

Për këtë arsye ai bisedon pas vizitës në Auzhvic-Birkenau me të rinj në një qendër ndërkombëtare kontakti aty pranë. Atë e pret një grup të rinjsh nga Gjermania që ndjekin shkollimin profesional. Ata marrin pjesë në një projekt për rininë në Auzhvic dhe mes tyre janë edhe disa të rinj gjermanë, që përgatiten në fushën e diplomacisë.

Një vajzë tregon për punën e saj në muzeun Auzhvic, ku ajo pastron këpucët e viktimave në ekspozitë si dhe sendet personale të tyre. “Secili prej këtyre objekteve fsheh një dramë. Kjo është shumë prekëse”, thotë ajo.  Lukasz nga Polonia punon në pjesën e telave me gjemba, që rrethojnë territorin e ish-kampit të shfarrosjes, që duhet të ripërtërihen çdo dhjetë vjet. Ai e përfytyron se si mund të jenë ndjerë njerëzit asokohe kur kanë dashur të arratisen dhe kanë dështuar prej telave nën tension të lartë. “Kjo më trondit”, thotë Lukasz. “Unë desha të kuptoj, se si Hitleri mundi të arrijë në pushtet”, tregon një i ri gjerman, Adrian, duke bërë të qartë, se këto mendime tani “mbeten gjtihmonë brenda meje”.

Mos vallë një herë duhet t’i jepet fund këtij konfrontimi me të shkuarën – edhe kjo pyetje shtrohet gjatë diskutimti të të rinjve me ministrin e Jashtëm Maas, i cili më shumë preferon të dëgjojë të rinjtë, se sa të flasë. “Për aq kohë sa ka njerëz, që e kanë quajtur këtë periudhë si një fragment të historisë, ne duhet të flasim për këtë dhe të kujdesemi që kujtimi të mbetet i gjallë”, mendon Niklas nga Gjermania.

Në fund diskutimi nga historia përqendrohet tek realiteti sot në Europë. Çfarë pret Maas sot nga të rinjtë, shtron pyetjen dikush: “Ata duhet të mos i nënvleftësojnë mundësitë!” Duhet ngritur zëri më shumë kundër racizmit në jetën e përditshme, rinisë, e cila është e lidhur në rrjet përmes mediave sociale, i bëhet thirrje në këtë drejtim. E pakonceptueshme, që racistët e populistët janë më aktivë, se sa shumica, që është për demokracinë, tha Maas. Që demokracia nuk është e vetëkuptueshme, këtë mund “ta shohësh jo vetëm në Gjermani, por edhe në Europë, në shoqëri, në media e në parlament”, thotë diploamti.

Heiko Maas schreibt im Gedenkbuch vor dem ehem. Krematorium im ehem. KL Auschwitz. (DW/M. Sieradzka)

Në sfondin e rritjes së racizmit dhe antisemitizmit së fundi në Gjermani u shtrua kërkesa për vizita të detyrueshme të nxënësve nga Gjermania në ish-kampet e përqendrimit. Kur ministri i Jashtëm gjerman në konferencën e përbashkët të shtypit me homologun  e tij polak Jacek Czaputowicz u pyet, për këtë, ai tha se hedh poshtë këtë ide. “Unë jam shumë dakord që Auzhvici mundësisht të vizitohet nga sa më shumë njerëz. Por vendimi për një gjë të tillë duhet të merret në mënyrë autonome nga individi, thotë ministri. Nëse kjo do të funksionojë edhe pas 10 – 20 vjetësh?  “kush i mbyll sytë ndaj asaj që ka ndodhur, rrezikon që e shkuara të përsëritet! E ardhmja ka nevojë për kujtimin!”, shkruan Heiko Maas spontanisht në librin e mbresave të vizitorëve. Kjo tingëllon paksa sikur ai nuk parandjen vetëm mirë. DW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura