Fero shton një tjetër ‘armiqësi’! Ironizon Marinin dhe kërkon lirimin e Vinzit të Hellbanianz

May 22, 2022 | 10:32
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Fero(Feronit Shabani) i ka shtuar listës së tij të ‘kolegëve të papreferuar’ edhe Marinin. Maringlen Malaj i cili njihet nga të gjithë me emrin e tij të artit, Marini, ndonëse shumë pak vite në botën e hip-hop ai ka arritur të trazojë ujërat.

Në koncertin e fundit që ka mbajtur në Tiranë Fero ka kënduar një nga këngët e Hellbanianz teksa është shprehur: “Lirim sa më të shpejt për Vinzin.” Dikush i shkruan në komente Feros: “Marini u largua nga chat-i” dhe ai i është përgjigjur me disa emoji duke qeshur me lot. Në mes të këtij konflikti të bujshëm në repin shqiptar Fero e bëri zgjidhjen e tij.

 

Hellbanianz dhe Marini kanë shpallur zyrtarisht armiqësi. Të dyja palët hedhin kunja kundër njëri-tjetrit përmes rrjeteve sociale, ndërsa ende nuk janë përballur fizikisht. Herën e fundit që Hellbanianz xhiroi klipin në Tiranë, shkuan në lagjen ku jeton reperi Marini, të cilin e kanë pagëzuar me emrin ‘hirushja me taka’.

Ervin Selita, 30-vjeçari i njohur si ‘Vinz’ u vu në pranga në shkurt të këtij viti nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri një pronar hoteli.

Hellbanianz është një grup i dominuar nga shqiptarët dhe sipas raportit të policisë, merret me trafikun e drogës në lindje të kryeqytetit britanik. Ky grup ka hyrë fuqishëm edhe në tregun shqiptar, por jo me kokainë, por me videoklipe, të cilat kanë rezultuar të suksesshme. Këngët e tyre në ‘YouTube’ kanë miliona shikime, ndërsa në videoklipe reklamohet jeta e shtrenjtë që ata bëjnë, me makina dhe aksesorë luksi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura