“Fermerët janë në situatë të vështirë!” -Monika Kryemadhi paraqet në Kuvend tre amendamente që lidhen me bujqësinë. Ja propozimet e kryetares së LSI

Nov 25, 2021 | 11:23
SHPËRNDAJE

Në fjalën e mbajtur sot në Kuvend, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shpalosi tre amendamente që lidhen me bujqësinë.

monika1

Ajo kërkoi që ndihma konkrete për fermerët të shkojë realisht në 7.1 miliardë, ndërsa dy amendamentet e tjera kanë të bëjnë me paketën fiskale.

Sot më shumë se kurrë do të mendoja që opozita dhe ne si deputetë do kishim shansin për të qenë më të drejtpërdrejtë me qytetarin jo thjesht me fjalime retorike, apo për të kaluar radhën. Unë kam marrë përsipër për të parritur tre amendamente, që kanë të bëjnë me bujqësinë. Sot më shumë se kurrë fermerët shqiptarë janë në situatë të vështirë. Duke parë me vëmendje projekt-buxhetin vërejmë që zhvillimi rural, në tabelën 1 vërejmë totali i shpenzimeve buxhetore është 7 miliardë. Kjo shifër nuk është e vërtetë, është 3.6 miliardë. E cila e ul nga 64 mln euro në 18 mln euro. Një nga propozimet është që të shtohet ndihma konkrete për fermerët nga 3.2 miliardë në 7.1 miliardë ajo që vet kryeministri trumpeton.

Dy amendamentet e tjera kanë të bëjnë me paketën fiskale, e para vjen me rritjen 10 për qind të imputeve, por ta rikthesh përsëri do të thotë tia rrisësh çmimin me 20 për qind nga ajo çfarë ka qenë 2 vite më përpara. Kjo rritje e TVSH pa u konsultuar me fermerët do ketë një impakt të drejtpërdrejtë edhe ne xhepat e shqiptarëve. Një nga pikat e tjera që do theksoja është shfuqizimi i pikës C, që të gjithë fermerët që blejnë mekanika bujqësore në 10 mijë euro, do jenë të detyruar ta blejnë 12 mijë euro me TVSH. Çështja e heqjes së TVSH-së për ata që kanë investime mbi 500 milionë të ardhura. Mbi 90 për qind nuk e kanë mundësinë. Mos harroni që kemi mbi 300 mijë familje që jetojnë me bujqësi”, tha Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura