Ferhati habit fanset me deklaratën për jetën private: Mua më pëlqen shumë kur..

Sep 6, 2018 | 20:14
SHPËRNDAJE

Me rolin e tij si “Ferhat” në serialin “Dashuri bardh e zi”, Ibrahim Çelikkol ka rrëmbyer zemrat e shumë vajzave duke u kthyer kështu në një nga aktorët më të pëlqyer në Turqi. Megjithatë 36-vjeçari shprehet se nuk e kupton çfarë i tërheq femrat tek ai.

“Nuk më pëlqen kur më thërrasin sex simbol, por më pëlqen që të dukem bukur. Kujdesem për veten mjaftueshëm dhe mendoj se të paturit kujdes për të qenë sa më estetik, nuk i dëmton maskilitetin askujt. Shumica e aktorëve në Turqi e kanë filluar karrierën e tyre nëpërmjet modës, kështu që nuk është aspak e pazakontë që një mashkull të ketë rutinën e tij të ‘bukurisë’. Për të patur trupin që kam tani, jam ushtruar gati 6 muaj intensivisht. Sinqerisht nuk e kam të qartë përse femrat ‘magjepsen’ pas meje, pasi vetja më duket tepër i zakontë. Por, më kanë thënë shpesh që kam sy shumë shprehës dhe ndoshta kjo sjell këtë efekt”, ka thënë Ibrahim.

/Xing/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura