Fenomeni tregon sekretin e flokëve: Ja pse vendosa t’i lija sipër ballit

Mar 22, 2018 | 10:23
SHPËRNDAJE

Shumë fëmijë në botë, por edhe në Shqipëri, në vitin 2002 kanë pasur modelin e flokëve të Ronaldos. Sulmuesi brazilian ishte frymëzim për atë brez. Shumë vite më vonë, ai zbulon sekretin e atij modeli, i cili i solli fat. “Isha i dëmtuar në këmbë dhe të gjithë nisën të flisnin për këtë temë.

Ronaldo

Unë vendosa të prisja flokët dhe të lija pak sipër ballit. Në stërvitje, të gjithë filluan të talleshin me mua, por në fakt të gjithë i harruan problemet fizike dhe në këtë mënyrë unë fillova të përqendrohesha maksimalisht në stërvitje dhe në ndeshje. Në fakt, nuk jam shumë krenar për atë model flokësh.

Ishte disi i çuditshëm, por e bëra për të tërhequr vëmendjen dhe ia dola”, ka thënë ish-sulmuesi i Interit. Ai ka folur edhe për botërorin “Rusi 2018”, ku thotë se ka shumë skuadra të forta dhe i siguron tifozët e Brazilit se Nejmar do të jetë.

“Nejmar do të jetë në Botëror. Jam i bindur për këtë. Është një kompeticion shumë i vështirë dhe do të ketë ekipe të forta si Franca, Gjermania dhe Spanja”, thotë “Fenomeni”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura