“Fenomeni i pastrimit të parave nuk është i izoluar”- Presidenti i AmCham reagon pas raportit të Moneyval: Pabesueshmëri ndaj politikave të Shqipërisë

May 18, 2022 | 16:05
SHPËRNDAJE

President i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Enio Jaço ka reaguar pas raportit të Moneyval , i cili thotë se Shqipëria nuk i përmirësoi masat e parandalimit të pastrimit të parave.

Pastrim-parash-1-1014-scaled

Sipas Jaços, kjo tregon shumë për pabesueshmërinë ndaj politikave të Shqipërisë dhe progresin e papërfillshëm.

Ai thekson se fenomeni i pastrimit të parave nuk është i izoluar, por lidhet me probleme po aq akute që ka Shqipëria, korrupsioni, praktikat abuzive dhe monopolet.

“Fakti që Moneyval i KiE kërkon që Shqipëria të monitorohet sepse s’ka përmirësim në luftën kundër pastrimit të parave tregon shumë për pabesueshmërinë ndaj politikave të Shqipërisë dhe progresin e papërfillshëm.

Fenomeni i pastrimit të parave nuk është i izoluar.  Ai ka një degëzim që lidhet me probleme po aq akute që ka Shqipëria, korrupsioni, praktikat abuzive, monopolet dhe lista vijon. Dhe për aq kohë sa të gjitha këto sfida nuk luftohen bashkë dhe nuk zëvendësohen me standarde evropiane, mund të mos ketë surpriza progresi edhe në vitet që vijnë”, shkruan Jaço.

Me tej Jaço thote se “Moneyval është njësia e Këshillit të Evropës për vlerësimin e riskut të pastrimit të parave.  Dy vite më parë Shqipëria u fut në listën gri të pastrimit të parave dhe sot dy vite më pas, kemi zero progres. Fatkeqsisht, kjo mungese pergjegjeshmerie per te kryer disa detyra bazike shtepie, demton jo vetem besueshmerine e Shqiperine, por dhe progresin ne BE”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura