Femrat që i prishën fjalimin Erdoganit: Vrasës, vrasës (VIDEO)

Feb 6, 2016 | 11:22
SHPËRNDAJE

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan është pritur me protesta në Ekuador.

Gjatë fjalës së tij si i ftuar special në universitetin në Quito, disa femra protestuese e ndërprenë atë teksa nisën të bërtisnin me zë të lartë “vrasës, vrasës”.

Protesta kishte edhe jashtë universitetit. Ata kërkonin që Erdogan të ndërpresë tregtinë e naftës me Shtetin Islamik dhe të ndalojë së ndihmuari ata, një akuzë kjo që e bën vazhdimisht Rusia.

Ambasada turke në Ekuador ka reaguar pas incidentit, duke i dërguar qeverisë së vendit një notë proteste.

Sakaq, mësohet se policia ka arrestuar femrat që prishën takimin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura