Femra, ja përse burrat nuk po martohen më!

Apr 20, 2015 | 13:12
SHPËRNDAJE

Një libër kontravers ka shtuar kurozitetin e lexuesve online ku flet për martesat e dështuara dhe përse burrat kanë ‘frikë’ të martohen në ditët e sotme, shkruan ‘Daily Mail’.

“Shteti i martesës nuk është vetëm i sëmurë. Ajo po shuhet më shpejt se një bateri e telefonit celular”-shkruhet në librin “Pse burrat po bojkotojnë martesën”.

Sipas Dr. Helen Smith, një lektore në Universitetin e Tenesi, autore e librit në fjalë, tashmë nuk ekziston ‘ai që ka gjithmonë të drejtë’, sepse të dyja palët si mashkulli si femra janë bërë kryeneçë.

Sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare, martesat në Britani janë në nivelin më të ulët që nga 1895. Në vitin 2011, ishin vetëm 286.634 ceremoni, 41 për qind rënie nga 1972, ku 480.285 çifte u lidhën në martesë.

“Në fund të fundit, burrat e dinë se është një shans i mirë nëse ata do të humbasin shokët e tyre, respektimin e tyre, hapësirën e tyre, jetën e tyre seksuale, paratë e tyre dhe – në qoftë se gjithçka shkon keq – familjen e tyre,” thotë Dr Helen Smith.

“Ata nuk duan të hyjnë në një kontratë ligjore me dikë që mund të marrë në mënyrë efektive gjysmën e kursimeve të tyre, një pension dhe pronën kur periudha e muajit të mjaltit mbaron. Burrat kanë filluar të sakrifikojnë çdo gjë për mirëqënien e tyre dhe që asnjë femër mos t’ua marrë. Ata kanë filluar të bëhen të zgjuar”-citon në libër.

Nëse femrat vendosin të heqin dorë nga karriera dhe puna e tyre për t’u përkushtuar burrit dhe familjes, ato shfytëzojnë të ardhurat nga bashkëshorti për të bërë shpenzime të mëdha dhe në fund bëjnë ç’është e mundur për të siguruar të ardhmen e tyre nëse divorcohen.

Sipas kësaj analize, Smith del në përfundimin se këto marrëveshje martesore janë bërë të ‘tmerrshme’ për meshkujt të cilët nuk duan të rrezikojnë pasurinë për dikë që mund t’ua marrë sa hap e mbyll sytë!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura