Fëmijët obezë në rrezik vdekje nga marrja e frymës në gjumë

May 6, 2015 | 10:59
SHPËRNDAJE

Numri i fëmijëve që vuajnë nga një sëmundje gjumi e rrezikshme për jetën është më shumë se dyfishuar për shkak të mbipeshës.

Fëmijë obez në gjumë

Mijëra fëmijë nën moshën 15 vjeç tani vuajnë nga apnea vdekjeprurëse e gjumit, një çrregullim që ju bën të ndalni frymëmarrjen gjatë natës.

Në rastet më të keqia fëmijëve mund t’u merret fryma. Kjo zakonisht shkaktohet nga shtimi në peshë. Yndyra ekstra rreth qafës që mund të shtrëngojë fytin, duke kufizuar qarkullimin e ajrit.

Vitin e kaluar mijëra fëmijë janë trajtuar për apnea-n e gjumit. Një nga simptomat më të dukshme të sëmundjes është gërhitja e rëndë. Kjo pasohet nga një pauzë e gjatë në frymëmarrje.

Sëmundja shkakton edhe probleme me zemrën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura