Fëmija rrëshqet nga Piramida, përfundon brenda përmes xhamave

Oct 13, 2015 | 10:44
SHPËRNDAJE

Një fëmijë që ka tentuar të hipë në majë të Piramidës në qendër të Tiranës, ka rrëshqitur dhe ka rënë në brendësi të saj.

piramida

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, dhe mësohet se fëmija ka rënë në pjesën me xham të piramidës.

Ambulanca dhe shërbimet zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur nxjerrjen e tij. 

Djali i moshës 14-vjeç tani ndodhet në duar të sigurta dhe jashtë çdo rreziku. Ai ka vetëm disa plagë të lehta prerjesh me xham.

Momentet teksa zbret djali me zjarrfikesit
Momentet teksa zbret djali me zjarrfikesit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura