“Fëmija im i parë ndoshta vjen vitin tjetër,”- Genta Ismajli dhe biznesmeni turk do bëhen prindër për herë të parë, këngëtarja dy muajshe shtatzënë

| 10:36
SHPËRNDAJE
 

Këngëtarja e famshme Genta Ismajli në një intervistë pak ditë më parë foli për planet e saj për tu bërë nënë.

“Fëmija im i parë ndoshta vjen vitin tjetër,”- u shpreh Genta Ismajli, duke lënë të nënkuptohet se ishte shtatzënë.

Dhe duket se këngëtarja do të bëhet me të vërtetë nënë vitin e ardhshëm, pasi mediat raportojnë se ajo është në pritje të ëmbël.

Gazeta Express raporton se Genta Ismajli është në muajin e dytë të shtatzënisë.

Ndërkohë këngëtarja ende nuk ka reaguar në lidhje me lajmet e shtatzënisë.

Ajo dhe partneri i saj turk, Usta janë në një lidhje prej disa kohësh.

Që nga momenti që bënë publike romancën e tyre, nuk ngurrojnë ti shprehin dashurinë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Vitin e kaluar, Genta mori edhe propozimin për martesë nga i dashuri i saj, i cili ishte kujdesur deri në detaje që këngëtarja të përjetonte një natë të paharrueshme.

“Të dua” ishte shkruar në urën e famshme të Bosforit, teksa çifti shijonte shfaqjen me fishekzjarre nga jahti.

genta dhe i dashuri (4)

Marrëdhënia e tyre tashmë është serioze, pasi jo vetëm që janë prezantuar me familjarët, por edhe kanë filluar të mendojnë se si do të jetë dita e tyre më e bukur, pra dita e dasmës.

genta ismajli3

Në një intervistë për “ABC-ja e Mëngjesit, këngëtarja foli për planet e marteses ku tha se dëshiron të bëjë dy dasma.

“E kam menduar dhe martesën dhe fëmijët, por ritmi i jetës nuk do më ndryshojë dhe po të kem familjen. Do jem prapë Genta Ismajli dhe prapë do jem në skenë, dinamike. Do t’i kisha bërë të dy dasmat: një tradicionale dhe një klasike. I dua të dyja, por ndoshta më shumë anoj nga klasikja. E kam menduar. Është ëndrra e çdo vajze të veshë fustanin e bardhë një ditë dhe të ketë një familje të mirë. Kjo është dhe ëndërr e imja,”- u shpreh ajo.

genta ismajli

Çifti është vendosur në Zvicër, aty ku jeton dhe punon biznesmeni dhe mesa duket, ky është vendi që ata kanë zgjedhur edhe për të ndërtuar familjen e re.

genta ismajli1

genta ismajli2

/Panoramaplus.al

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.