Fëmija braktiset nga nëna 18-vjeçare

Jul 17, 2016 | 9:37
SHPËRNDAJE

LEZHE- Një fëmijë 2 vjeç është braktisur nga nëna e saj prej gati tre muajsh në qytetin e Lezhës. Rasti është denoncuar nga gjyshja së miturës, e cila jeton në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës. Majlinda Uka thotë se nëna e vogëlushes, e cila është vetëm 18 vjeçe, është larguar nga banesa, ndërsa nuk dihet vendndodhja e saj.

foto ilustruese
foto ilustruese

Ajo thotë se ka bërë denoncim në Polici, por nuk ka pasur lëvizje. Uka shprehet se e ka të pamundur që të mbajë vajzën 2-vjeçare, pasi jeton në kushte ekstreme ekonomike dhe nuk ka asnjë të ardhur.

“Vajza e vogël është braktisur prej tre muajsh. Nusja e djalit tim, e cila është nëna e kësaj vogëlusheje, është larguar nga shtëpia, duke e lënë fëmijën këtu. Prej 9 muajsh që është djali në burg, ajo është larguar disa herë nga shtëpia, por herën e fundit nuk është rikthyer më. Për këtë rast unë kam bërë dhe denoncim, për policia më ka shpërfillur dhe nuk janë fare në lëvizje. Unë nuk kam mundësi financiare për ta mbajtur fëmijën, pasi jetoj vetëm me një ndihmë ekonomike dhe nuk kam asnjë të ardhur tjetër.

Gjithashtu, fëmija rri duke qarë gjatë gjithë kohës, pasi kërkon nënën e saj dhe nuk qëndron pa të. I bëj thirrje Policisë që të vihet menjëherë në lëvizje dhe të gjejë nënën e vajzës që të vijë të marrë fëmijën. Kam shkuar dhe pranë Bashkisë Lezhë dhe jam ankuar. Pasi kanë vlerë- suar rastin, bashkia më ka gjetur dhe një strehim për fëmijën dhe nënën e sajë, por kjo e fundit nuk vjen ta marrë. Ajo e ka dhunuar vajzën e mitur disa herë kur ishte këtu, madje i ka shkaktuar edhe fraktura”, thotë Majlinda Uka.

Në banesën e Majlinda Ukës mungon edhe energjia elektrike prej tri vitesh, pasi nuk ka pasur mundësi financiare për të paguar faturat. e.h

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura