Fëmija 7 vjeçar ishte i pashpresë për t’u shëruar derisa… Çfarë është motra “shpëtimtare”

Oct 27, 2020 | 21:57
SHPËRNDAJE

Kavya Solanki lindi në tetor 2018 dhe në mars, kur ishte 18 muajshe, palca e kockave të saj u mor dhe u transplantua tek Abhijit, vëllai i saj shtatë vjeçar.

_115044366_3963dbe4-33db-4a0b-8e6f-34d55a6cef03

Abhijit vuante nga talasemia madhore, një çrregullim ku numri i hemoglobinës së tij ishte tejet i ulët dhe ai kërkonte transfuzione të shpeshta të gjakut.

“Çdo 20-22 ditë, atij i duheshin 350 ml deri 400 ml gjak. Deri në moshën gjashtë vjeç, ai ka bërë 80 transfuzione”- thotë babai i tij Sahdevsinh Solanki në telefon për korrespondentin e BBC.

“Abhijit lindi pas vajzës sime të parë. Ne ishim një familje e lumtur. Ai ishte 10 muajsh kur mësuam se ishte talasemik. Ne ishim të shkatërruar. Ishte i dobët, sistemi i tij imunitar ishte i kompromentuar dhe ai shpesh u sëmur. Dhe kur kuptova se nuk kishte shërim për sëmundjen e tij, pikëllimi im u dyfishua”- tregon burri nga shtëpia e tij në Ahmedabad, qyteti më i madh në shtetin perëndimor të Guxharatit.

Për të kuptuar më mirë atë që i mungonte djalit të tij, ai filloi të lexonte të gjithë literaturën që mund të gjente mbi sëmundjen, duke hulumtuar kurat e mundshme dhe kërkoi këshilla nga ekspertët mjekësorë.

_114940567_whatsubject

Kur dëgjoi për transplantimin e palcës së kockave si një kurë e përhershme, filloi ta eksploronte atë. Por palca e eshtrave të familjes, përfshirë motrën e madhe të Abhijit, nuk përshtateshin.

Në vitin 2017, ai u ndesh me një artikull mbi “vëllezërit e motrat shpëtimtare” – një foshnjë e krijuar me qëllim të dhurimit të organeve, qelizave ose palcës së kockave për një vëlla ose motër më të madh.

Ai iu drejtuar gjinekologut, Dr Manish Banker, një nga specialistët më të njohur në Indi, dhe e bindi atë të përgatisë një fetus pa talasemi për trajtimin e Abhijit.

Solanki thotë se ata vendosën për një vëlla ose motër shpëtimtare sepse nuk kishin më zgjedhje. Një spital i tha atij se kishin gjetur një ndeshje të indit të palcës kockore në SHBA. Por kostoja ishte shumë e lartë, (68,000 dollarë), dhe meqenëse ishte një donator pa lidhje gjaku, suksese do të ishte 20-30%.

Teknologjia e përdorur për lindjen e Kavya quhet diagnoza gjenetike para implantimit – lejon që një gjen shkaktar i sëmundjes të eliminohet nga embrioni dhe është përdorur në Indi për disa vite tani, por është hera e parë që përdoret për të krijuar një vëlla ose motër shpëtimtare.

Dr Banker thotë se iu deshën më shumë se gjashtë muaj për të krijuar embrionin, për ta kontrolluar atë dhe për ta krahasuar me atë të Abhijit. Sapo të kishin përshtatjen e përsosur, fetusi u mboll në barkun e nënës.

Pas lindjes së Kavya, na u desh të prisnim edhe 16 deri në 18 muaj në mënyrë që pesha e saj të mund të rritet në 10-12 kg. Transplanti i palcës së eshtrave u bë në mars. Pastaj pritëm për disa muaj për të parë nëse marrësi e kishte pranuar transplantin”, tha ai.

“Kanë kaluar shtatë muaj që nga transplantimi dhe Abhijit nuk i është dashur një tjetër transfuzion,” tha Z. Solanki. “Ne e kemi testuar mostrën e tij të gjakut kohët e fundit, numri i hemoglobinës së tij është mbi 11 tani. Mjekët thonë se është shëruar”.

Dr Deepa Trivedi, e cila kreu transplantimin, i tha Arjun Parmar të BBC tha se Kavya dhe Abhijit tani janë plotësisht të shëndetshëm.

Solanki thotë se ardhja e Kavya ka transformuar jetën e tyre. “Ne e duam atë edhe më shumë se fëmijët tanë të tjerë. Ajo nuk është vetëm fëmija ynë, ajo është gjithashtu shpëtimtari i familjes tonë. Ne do t’i jemi mirënjohës përgjithmonë.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura