Fëmija 2-vjeçar infektohet nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, ja sa shkon numri i personave të testuar pozitivisht

Mar 24, 2020 | 9:05
SHPËRNDAJE

Pacienti më i ri me koronavirus në Maqedoninë e Veriut është një fëmijë dy vjeçar, ndërsa pacienti më i vjetër është një i moshuar 99-vjeçar.

COVID-19-1-800x500-1-1

Në raportin e detajuar ditor të Institutit për Shëndet Publik, thuhet se “mosha e pacientëve varion nga 2 deri në 91 vjet (mesatarisht 42.2 vjet), dhe shumica e pacientëve janë midis moshës 30 dhe 39 vjeçe”.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus në vend, respektivisht prej 136 personave, 66 pacientë janë të gjinisë mashkullore kurse 70 janë të gjinisë femërore, shkruan Alsat m.

Kolla është simptoma më e zakonshme e të sëmurëve, gati 70% e pacientëve e shfaqin këtë simptom. Pastaj vjen temperatura e lartë(65.3%), dobësi (31.6%), dhimbje të fyti (25.3%), ethe (24.2%) dhe dhimbje koke (24.2%), kurse 41 persona janë pa simptoma.

27 nga 136 pacientët, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, kanë sëmundje kronike, 17 prej të cilave kanë sëmundje kardiovaskulare, 5 sëmundje kronike në mushkëri, dhe nga tre pacientë kanë diabet, sëmundje kronike në veshka dhe hipotiroidizëm, kurse një pacient është me sëmundje neuromuskulare.

Deri më tani, sipas Institutit, janë infektuar 9 persona nga personeli mjekësorë.

Raporti ditor i Institutit thotë se “vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivelin global dhe evropian për shpërndarjen e mëtejshme të COVID-19 vlerësohet si shumë i lartë”.

Sipas kategorizimit të rrezikut të OBSH-së, vlerësohet se:

Dibra është në fazën 4 (transmetimi i gjerë tek komuniteti).

Shkupi është në fazën 4 (transmetim i gjerë tek komuniteti).

Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut është në fazën 2 (raste sporadike)

Deri sot pasdite kanë rezultuar pozitiv me koronavirus edhe 22 persona tjerë, prej të cilëve 16 janë gra dhe 6 burra. Shumica prej tyre janë në midis moshës 50-59 vjeçe.

Dy prej tyre janë shtruar në spital ndërsa pjesa tjetër janë në trajtim shtëpiak.

Nga këta 22 persona, 15 tashmë kanë pasur kontakte me persona të infektuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura