Fëmija 2-muajsh dërgohet pa shenja jete në spital, ‘mister’ shkaku. Pritet ekpertiza

Jan 25, 2020 | 9:40
SHPËRNDAJE

Një femije vetem dy muajsh eshte derguar pa shenja jete ne spital. Ngjarja e rëndë është regjistruar sot në Kavajë, ne rrethana qe ende presin te sqarohen nga policia.ambulance

Gazetari i “Panorama” ben me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bago të njësisë Administrative Synej në rrethin e Kavajës.

Burime nga Spitali i Kavajës bëjnë me dije se foshnja ka ndërruar jetë në orën 03.00 të mëngjesit të sotëm.

Më pas prindërit e tij, në orën 07.00 janë paraqitur në spitalin e Kavajës për të marrë skedën e vdekjes gjë që nuk kanë mundur ta marrin dot.

Mjeku i familjes, ai që ligjërisht firmos e vulos skedën e vdekjes nuk e ka lëshuar atë pa mësuar shkakun e vdekjes gjë që reflektohet edhe ne skedë.

Në këto kushte foshnja është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit(pasi Kavaja nuk e ka një të tillë)ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkencërisht shkakun e vdekjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura