“Fejesa është diçka shumë e madhe për mua”- Redon Makashi sqaron marrëdhënien me koreografen: Ka ardhur koha që…

Nov 16, 2022 | 23:00
SHPËRNDAJE

Kantautori i njohur Redon Makashi ka reaguar një ditë pas deklaratave të koreografes Rexhina Çuko, e cila konfirmoi se ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me këngëtarin, por gjithçka tashmë ka marrë fund.

redon-makashi-2-500x282

Makashi u shpreh për këtë situatë, që ka marrë vëmendjen e medieve rozë.

“Fejesa është diçka shumë e madhe për mua. Personi që është folur e njoh, por nëse do të kishte diçka do të dilte nga goja ime. U trumbetua pak si shumë”, u përgjigj ai në emisionin “Goca dhe Gra”.

Teksa i përgjigjej pyetjeve, kantautori theksoi se nuk ka fëmijë, por është i mendimit se ka ardhur koha të bëhet baba.

“Fëmijë nuk kam, por ka ardhur koha për të pasur një fëmijë… s’ka ku shkon më”, tha ai.

Një ditë më parë koreografja pranoi ndarjen nga Redon Makashi, duke thene se mes tyre ka pasur nje marredhenie.

“Kemi qenë bashkë dhe kemi pasur një marrëdhënie shumë të bukur, por fakti që doli videoja ishte një moment lumturie, u nda në portale, më pas pasoi me përgënjeshtrimin e Redonit, të cilin nuk e kuptova pse e bëri. Ai ka pasur arsyet e veta”, tha balerina e cila u shpreh se përgënjeshtrimi që bëri Redoni për fejesën e tyre nuk qëndron.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura