Fejesa e padëshiruar, sharje e keqtrajtime. Djali që vrau babanë dhe ia hodhi trupin në Farkë merr vendimin, sa vite burg do bëjë

Sep 21, 2019 | 13:33
SHPËRNDAJE

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la në fuqi dënimin me 21 vite burg të Selman Alijës, i cili, rreth 2 vit më parë, vrau babanë me çekiç dhe e hodhi trupin e tij në liqenin e Farkës.

IMG-20171224-WA0002-465x350 Apeli, ashtu si Shkalla e Parë, ka gjetur fajtor 28-vjeçarin për veprën penale të vrasjes në familje dhe rreth një muaj më parë e ka dënuar atë. Alija, në dhjetor të vitit 2017, pas një debati të momentit, goditi babanë e tij, Fejzi Alija, dhe më pas trupin e tij e mbuloi me një batanije dhe e hodhi në liqen, për t’u larguar më pas nga Tirana.

Fejzi-Alia-i-biri

Nga dëshmitë e dhëna nga të afërm, por edhe të vetë 28- vjeçarit, duket se dhuna dhe ofendimet, kanë shtyrë Selman Alijën të vrasë babanë e tij. Familjarët e 28-vjeçarit kanë pohuar në Gjykatë se pas fejesës, pa dëshirën e tij, marrëdhëniet mes atë e bir ishin acaruar dhe shpesh kishin pasur debate.

Nga dëshmia e mamasë së të riut dhe motrës së tij, flitej për një histori keqtrajtimesh psikologjike dhe fizike të zgjatura në kohë.

PRANIMI 

Sulejmani

Selman Alija është arrestuar në Kamzë në dhjetor të 2017-ës, kur pas një udhëtimi deri në Kukës pas vrasjes, ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij. Menjëherë pas arrestimit, Selman Alija e ka pranuar atë që kishte bërë, duke treguar edhe detaje për ngjarjen.

“Mbrëmjen e 22 dhjetorit rreth orës 17:00, kur ishte errësuar, isha në derën e avllisë së shtëpisë, në portën kryesore, së bashku me babanë, Fejzi Alija, ku po shkarkonim disa materiale për shtëpinë nga një zetor. Këto materiale i kishim marrë te motra e babit. Në kohën që po shkarkoja thasët me materiale nga mjeti, babai më ka thënë që nusen tënde e kemi përgjysmë së bashku, në këtë moment e kam goditur nga pas koke me një çekiç hekuri, e kam goditur 4 herë me çekiç dhe pasi ka rënë në tokë, e kam mbështjellë me një tapet të vjetër, të cilin e përdornim për të mbuluar makinën. E kam hipur në makinën e vëllait, i cili jeton jashtë shtetit. Kam futur trupin e babait në bagazh dhe më pas jam nisur me makinë në drejtim të liqenit te varrezat. Kur kam arritur te liqeni, kam hapur bagazhin për të nxjerrë trupin e babait, por ai po lëvizte dhe e kam goditur një herë në pjesën e përparme të ballit. Pastaj e kam nxjerrë trupin nga bagazhi i makinës dhe e kam futur deri në gjysmë të trupit në ujë dhe e kam lëshuar trupin në liqen”, ka dëshmuar i riu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura