Fejesa e Ilirit me mbesën e Ramizit, flet mjeku i Enverit: Ai e zgjodhi Teutën se…

Dec 14, 2017 | 17:02
SHPËRNDAJE

Hektor Peçi, mjeku personal i Enver Hoxhës, në vijim te intervistes ekskluzive dhënë në “Panorama”, flet edhe per fejesen e Ilirit, djalit te Enverit me Teuten, mbesen e Ramiz Alise.

teuta

Duke sjelle ne kujtese momente nga fejesa e tyre, ai tregon se nuk ka pasur asnje episod apo shqetesim gjatë fejesës së Ilirit me Teutën.

“Nuk ka pasur asnjë problem, me askënd. Teuta ishte një vajzë e vogël që nuk kishte mbaruar shkollën e mesme akoma”.

tetuta1

Pyetur nga “Panorama” se në atë kohë u fol që bashkëshortja e Ilirit do të ishte vajza e Ramizit dhe jo mbesa, mjeku Peçi, tregon ate qe di rreth lidhjes dhe fejeses se tyre.

tetuta2

“Nuk e di, Iliri nuk e zgjodhi Teutën nga familja, por ishte dashuria e tyre. Madje krushqirat brenda Byrosë Politike dhe në Komitetin Qendror në atë kohë kanë qenë masive, por Enver Hoxha kishte dhënë urdhër që krushqira brenda Byrosë dhe Komitetit Qendror të mos vazhdojnë. Kështu që ajo ishte një dashuri të rinjsh, Iliri ishte diçka më i rritur, Teuta ishte fare e vogël, u lidhën dhe u fejuan”- thote mjeku ne “Panorama”.

AFRIM IMAJ/ PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura