Federata Serbe: Ka një amerikan në hotelin ku do qëndrojë Serbia. U shkel marrëveshja

Oct 7, 2015 | 18:38
SHPËRNDAJE

Shefi i Sigurisë në Federatën Serbë të Futbollit ka ngritur alarmin për hotelin ku do të qëndrojë kombëtarja serbe përpara sfidës së nesërme ndaj Shqipërisë.

Kombetaerja serbeSipas tij, në hotel ka edhe një shtetas amerikan, çka shkel marrëveshjen me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Më herët, Serbia i ka kërkuar FSHF-së që ta ketë të gjithë hotelin të rezervuar për Kombëtaren Serbe. “Nuk mund ta pranojmë këtë dhe do bisedojmë që ta zgjidhim. Marrëveshja ishte ndryshe”, tha ai për gazetën serbe “Kurir”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura