Federata serbe: Do marrim Vucic në Elbasan, me të nuk kemi frikë

Sep 30, 2015 | 11:29
SHPËRNDAJE

Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS), Tomislav Karadzic ka konfirmuar se Kryeministri Aleksandar Vuçiç do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen kundër Shqipërisë.

“Me ne do të jetë edhe Vuçiç e me të nuk kemi frikë. Me të jemi shumë më të fortë”, deklaroi Karadzic, raporton “Sport”.

Kombetarja e Serbise
Kombetarja e Serbise

“Kemi zhvilluar takime me zyrtarë të sigurisë, jemi marrë vesh për të gjitha. Asnjëri prej nesh që do të shkojë atje nuk ka frikë për jetën e tij. Kemi sigurimin e zyrtarëve shqiptarë se gjithçka do të shkojë në mënyrën më të mirë. Personalisht kam takuar me presidentin e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, për temën e sigurisë dhe ai më ka zbuluar fakte se incidente nuk duhet të ketë”, u shpreh ai. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura