“Favorizon punonjësit në Kinë, ndëshkon shqiptarët/ Basha me sipërmarrësin: Qeveria e ka mendjen të vjedhë fondet tuaja, ne do subvencionojmë energjinë diellore

Feb 26, 2021 | 11:08
SHPËRNDAJE

Gjatë takimit me sipërmarrës në qytetin e Durrësit, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se energjia do të jetë prioritet i qeverisë së tij.

Kryedemokrati tha se energjia është në kolaps për shkak të mentalitetit dhe korrupsionit, dhe u angazhua se do të subvencionjë energjinë diellore.

“Kjo qeveri e ka mendjen të vjedhë fondet tuaja në vend që të marrë fonde nga Bashkimi Evropian”, theksoi kryedemokrati gjatë bisedës me sipërmarrësin.

Dhe ta themi me dy fjalë, favorizon që punonjësit të jenë në Kinë apo ku e di unë ku tjetër dhe ndëshkon punonjësit shqiptarë. Dhe gjëja e parë që do bëhet është që kjo jo vetëm do ndalet por do bëhet reversë. Ne tarifën do ia vëmë atij që e sjell të gatshme dhe do heqim çdo taksë për lëndën e parë, jo vetëm për panelet diellore por për gjithçka që prodhohet në Shqipëri. Çfarë prodhohet në Shqipëri do të ketë taksë zero lënda e parë që hyn brenda. Interesi jonë është që ti mos ta kesh në kyç atë magazinë, por ta kesh të mbushur deri në tavan dhe mos pushojnë kamionit duke ardhur duke marr e duke çuar qoftë për instalime në Shqipëri qoftë për eksport. Për eksport do të keni mbështetje, për instalime do të keni subvencione dhe kemi një fat shumë të madh që 99% të energjisë e prodhojmë nga uji. Kemi një fat të dytë të madh që jemi në zemër të Mesdheut me klimë edhe në shkurt dielli shndrit edhe ka vende ku edhe me diellin pas reve ata arrijnë të përfitojnë nga energjia diellore për të përfituar energji elektrike. Ky është prioritet absolut i planit tonë për energjinë që ne kemi shpalosur para disa ditësh. Ca do të thotë prioritet absolut? Nuk është slogan. Do të thotë: lehtësira fiskale dhe subvencionim për industrinë dhe për privatin dhe për familjet shqiptare”, tha Basha.

 Dhe lehtësirat administrative që ti të shkosh, paska vetëm një pikë në Shqipëri ku duhet të shkosh të falesh t’i për të bërë diçka kur në fakt duhet të të lutet shteti ty që të sjellësh energjinë e rinovueshme diellore, ta bësh pjesë të sistemit, të korpusit, të sistemit energjitik shqiptar, ky është paradoks i jashtëzakonshëm. Unë të garantoj që kjo do të marrë fund, për ty dhe për këdo tjetër që do t’i futet kësaj pune apo që i është futur kësaj pune. Ju nuk do të keni nevojë të shkoni por do t’ju vijnë këtu, madje as nuk kanë nevojë të vijnë, do ta bëjnë në mënyrë automatike që ju të jeni në gjendje që energjinë e prodhuar ta shisni menjëherë. Domethënë, energjinë e prodhuar nga panelet diellore, panelet diellore, instalimin e tyre ta bëni menjëherë”, shtoi kryedemokrati.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura